Irlanda ka nevojë për Edi Ramën! Ky është mendimi i njërit prej ndjekësve të faqes së kryeministrit shqiptar në Facebook.
Pasi Rama ka njoftuar se sot në mbrëmje do të jetë në emisionin “Opinion” për të folur për çështje të ndryshme, një nga komentuesit e pyet se kur do të jetë në Republikën e Irlandës.
Sipas komentuesit, atje kanë nevojë për një politikan të ditur e largpamës dhe këshillat e tij, pasi prej dy javësh nuk po formojnë dot qeverinë, ngaqë partitë nuk bien dakord.
”Kur do ta besh viziten zyrtare ne Republiken of Ireland z. Kryeminister
Hajde se kan nevoj per nje politikan te ditur e largpames ne keto momente per kshilla se jan ber zgjedhjet dhe kan dy jav qe nuk formohet qeveria
E kupton nuk bien dakort partit ne bashkpunim
Faleminderit”, është ftesa që i drejtohet Ramës.
JavaNews