Intervista/Gjenerali i Komandës Ajrore të NATO-s tregon se kur do fluturohet nga baza e Kuçovës

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjenerali Tod Wolters në kuadër të 10-vjetorit të Shqipërisë në aleancë ka vizituar vendin tonë.

Në këtë vizitë gjenerali së bashku me autoritetet shqiptare ka diskutuar në lidhje me investimit në bazën Ajrore të Kuçovës, projekt i cili pritet të përfundojë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në një intervistë për gazetarin e Vizion Plus, Thimi Samarxhiu, gjenerali Wolters ka dhënë detaje në lidhje me këtë projekt dhe me kontributin e Shqipërisë në NATO.

Më poshtë intervista e plotë e Wolters:

Gjeneral, duke qenë se është vizita juaj e parë në Shqipëri, cila është përshtypja që ju ka lënë Shqipëria?

Përshtypja e parë ishte mikpritja dhe atmosfera familjare, të cilën e gjeta nga të gjithë, që nga Presidenti juaj, te Ministrja e Mbrojtjes, tek Shefi i Shtabit, Shefi i Forcave Ajrore. Të gjithë ishin shumë mikpritës.

Ju vini në një moment të rëndësishëm ku pritet të nis puna për ndërtimin e bazës së Kuçovës, por pyetja është pse NATO zgjodhi Shqipërinë dhe pse Kuçovën?

Së pari, Shqipëria është një aleat shumë i vlefshëm për NATO dhe ecën në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtat vlera të vendeve anëtare. Kuçova, paraqet një bazë ajrore që ka infrastrukturën që do të na lejoi për një ndryshim të shpejt, duke e shndërruar atë në një bazë ajrore shumë të vlefshme. Na jep mundësinë për të stacionuar avionet tanë, si dhe për të stacionuar resurset tona. Nga pikëpamja e fluturimit, kushtet atmosferike në Kuçovë janë të jashtëzakonshme.

Ju përmendini kushtet atmosferike si shumë të favorshme, por a keni parë vende të tjera në Shqipëri apo në Rajon?

Së pari, pozicionimi gjeografik ishte shumë tërheqës, duke ju referuar Ballkanit Perëndimor, por edhe duke ju referuar vendndodhjes në Shqipëri. Kushtet atmosferike aty, do të na lejojnë për ulje dhe ngritje të avionëve me lehtësisht se në vende të tjera dhe Kuçova u bë një zgjedhje duke marr parasysh dhe strukturën ekzistuese atje.

Ishte një kërkesë Shqipërisë apo ishte e NATO-s?

Ishte NATO.

Cili do të jetë impakti i ndërtimit të kësaj bazë për Shqipërinë por edhe për Rajonin?

Impakti i parë është që vendi do të tërheq më shumë vëmendje në aspekt të aktiviteteve ushtarake, që përfshijnë stërvitje të NATO-s dhe aktivitete trajnuese këtu në Shqipëri. Vendi do të jetë dëshmitare se çfarë NATO mund të bëjë dhe së dyti, padyshim do të sjell një rritje të aktiviteteve private në Kuçovë.

Shumë pyesin çfarë lloj baze do jetë?

Ende ka punë për të vendosur mbi karakteristikat e Kuçovës, por do të jetë një bazë ajrore që do të jetë në gjendje të nis avion dhe të na vendosë në një pozicion që të kemi përfitime se çfarë avionët sjellin për sigurinë. Dhe nga pikëpamja e NATO-s, ne jemi shumë të interesuar për policimin ajrore, i cili është dhe një nga misionet tona në kohë paqe. Dhe ajo që ne parashikojmë kur baza të jetë e përfunduar dhe kushtet të jenë të favorshme, është që të vendosim kapacitetet tona në një pozicion nga ku mund të drejtojmë policimin ajror nga Kuçova.

Këtë vit shënohet 10 vjetori i antarësimit të Shqipërisë në NATO. Si e shihni rolin e vendit tonë në Aleancë?

Një aleat shumë intesiv dhe serioz i NATO-s. Kur shihni shtrirjen e aktivitetit ku vendi juaj kontribuon dhe ku Forcat e Armatosura shërbejnë, është e jashtëzakonshme. Nisemi nga ky vend, për të shkuar në Jug-lindje e deri në Egje, në veri-lindje në Afganistan, në vendet Baltike, në Kosovë, në Mali, kur shihini të gjithë terrenet, detet, hapsirën ku forcat tuaja ushtraka drejtojnë aktivitete paqe, është e jashtëzakonshme. Kontributi i Shqipërisë në NATO është shumë i madh.

Por përsëri nuk është arritur 2% i prodhimit të brendshëm bruto. Besoni që do të arrihet?

Jam shumë i lumtur pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentin  të cilët u angazhuan që të arrihet 2% në 2024 dhe e di që do punojnë shumë që ta arrijnë atë.

Gjeneral, ju e dini që Shqipëria nuk ka avion, por ne kemi helikoptera dhe në mos gaboj 24 të tillë, nga 10 marka të ndryshme dhe të prodhuar në 6 shtete të ndryshme. Pra nuk kemi një flotë unifoormë. A do të ndihmojë NATO Shqipërinë në këtë drejtim?

Nëse Forcat Ajrore shqiptare kërkojnë këtë lloj ndihme, jam i sigurt që NATO do ta asistojë. Por duhet të dini që ka disa avantazhe të të pasurit variante të ndryshme dhe prodhues të ndryshëm, por ka dhe disavantazhe. Ne e dimë që Qeveria juaj do jetë shumë e zgjuar lidhur me vendimet që do të marrë në të ardhmen dhe ne e dimë që NATO do të ketë një dialog konstruktiv, se ku ju do të shkoni lidhur me shumëllojshmërinë e avioneve dhe të prodhuesve, për të mbajtur suksesin e forcës ajrore.

Pse është kaq i rëndësishme për NATO Ballkani Perëndimor?

Është afërsia me Rajonin e lidhur me gjithë Europën. Kur shihni detin Adriatik, apo kufirin jugor të Europës është e rëndësishme të kemi paqe dhe zhvillim dhe qenia e Shqipërisë në Ballkan dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor është me shumë rëndësi.

Këtë vit është 20 vjetori i fushatës se bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi, ç’ka solli me pas dhe pavarësinë e Kosovës. Si e keni parë Kosovën gjatë këtyre viteve?

Unë jam Komandani i Komandës Ajrore të NATO-s dhe jam këtu për të festuar aktivitetin në Kuçovë. Preferoj të flas për gjërat e mrekullueshme që po ndodhin ketu, në vendin tuaj me Forcën tuaj Ajrore dhe padyshim që NATO sheh me vëmendje çfarë po ndodh në Kosovë dhe do lë selinë qëndrore që të adresoj ato çështje.

Flasim shumë për influencën Ruse dhe kërcënimet Ruse këtu në Ballkanin Perëndimor, sa real është ky kërçënim rus?

Nuk mund të flas për Shqipërinë sepse nuk kam të dhëna për këtu, sepse nuk kam qenë në Shqipëri. Do t’ju them si Komandant i Komandës Ajrore të NATO-s, kur dikush më përmend Rusinë, komenti im i thjeshtë është: Është detyra jonë në NATO të marrin 29 vendet, nga perspektiva e forcave ajrore, dhe me kalimin e ditëve të stervitemi dhe të trajnohemi sa më shumë që mundet, kështu që mund të rrisim bashkëpunim, transparencën, të përmirësojmë aftësitë tona për të sigruara të dhëna dhe paralajmërime.  Zhvillimet që po ndodhin në Kuçovë aktualisht që ne po flasim jemi duke filluar rikonstruksionin e bazës që do jetë kontrata e parë për fluturimin e F20. Të gjitha këto janë përpjekje konkrete të cilat do të ofrojnë përmisimin e kushteve dhe mundësive për tu stëvitur, trajnuar dhe komunikuar më mirë si dhe do të kemi tregues dhe njoftime paralajmëruese me të mire në betejë e hapësirës ajrore. Të gjitha këto janë mendimet e mija konkrete sa herë me bëhet kjo pyetje lidhur me çfarë po ndodh me Rusinë. Ne këndvështrimin tim ajo ç’ka ne mund të bëjme për forcat tona është të garantojmë më të mirën e mundëshme për gatishmërinë e forcave tona

Gjeneral, çfarë ka ndryshuar në Europë pas 2014?

Përmirësimi i mbrojtjes së përbashkët, përmirësimi dhe gatishmëria  për forcat ushtarake, të cilat janë anëtare të NATO-s për të gjithë 29 vendet. Me kalimin e ditëve ka një përmirësim të vogël të gatishmërisë, ka një përmirësim të vogël të qëndrimit dhe të gjitha këto përmiresojnë autoritetin, lakueshmërinë, dhe reagimin. Kjo është fushata jonë më e mirë që në kemi për momentin dhe të cilën duhet ta vazhdojmë dhe aq për me tepër në hapësirën ajrore. Kjo që unë po them është ekzaktësisht çfarë unë kam vërejtur gjatë sherbimit tim në NATO në këtë pozicion që prej viti 2016 deri ne këtë moment.

Cilat do të jenë sfidat në hapësirë për ushtrinë, në të ardhmen e afërt?

Sfidat e ushtrisë do të jenë që të punojmë nëpërmjet qeverive të tyre që të gjejnë mënyra për të marrë modelet e hapsirës dhe ti transferojnë në domenin tradicional tokesore, detare, ajrore. Të marrin ato te dhena dhe të përmirësojnë aftësitë tona, për të sigruruar të dhëna dhe paralajmërime për Komandën Drejtuese. Nëse ne arrijmë të përfitojmë nga ajo çfarë hapësira na ofron, do të jemi në një pozicion shumë të mirë.

Si e shihni kërcënimin nga raketat hipersonike dhe sfidat ndaj tyre?

Ushtria krenohet me aftësinë e saj për të marrë përsipër çdo rrezik, me shpejtësinë më të madhe apo distancën më të madhe. Raketat hipersonike kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe siç mund ta keni parë, shumë vende janë shumë të shqetësuar mbi zhvillimet e të tjerëve në këtë fushe. Jemi të shqetësuar si nga pjesa e Amerikës, ashtu dhe nga pjesa e NATO-s dhe një nga gjërat që mund të bëjmë është të përmirësojmë të dhënat tona paralajmëruese në Komandën Drejtuese dhe të punojmë me shpejtësinë e krahasur me shpejtësinë e aftësive hipersonike. Dhe ne mund ta bëjmë atë.

Një mesazh për të rinjtë shqiptarë, pse ata duhet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura?

Padyshim që ata duhet të bëhen pjesë e FA dhe unë do të isha përkrahësi më i mirë për këtë. Duke parë aftesitë e FA, performancën e demonstruar gjatë dekadës së fundit gjë për të cilën une shumë i mirëinformuar do ju rekomandoja qe të shkojnë të vizitojnë vende si Afganistani apo pse jo dhe në Baltik, dhe aty ju do shikoni influencën e vendit tuaj në ruajtjen, garantimin e paqes dhe te prosperitetit. Prandaj dhe unë mendoj se çdo qytetar duhet të jetë i inspiruar për të dhënë kontributin e tij.

Dhe pyetja e fundit kur do jetë fluturimi i parë nga baza e Kuçovës?

Kur do që të jetë, nuk është afër mjaftueshëm. (Vizion Plus)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU