Intervista e RAI/Kryeministri Rama i prerë: Nuk dorëhiqem dhe jam i hapur për Opozitën

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk dorëhiqet pavarësisht aktit të opozitës për të djegur mandatet.. 

Në një intervistë dhënë për Rai News 24, djegia e mandateve është një akt që s’ka ndodhur kurrë në një demokraci parlamentare dhe se protesta e opozitës po prish imazhin e Shqipërisë 

Më tej sheshi i qeverisë shprehet se është gjithmonë gati të dialogojë më opozitën. 

“Është një akt që nuk është bërë kurrë në një demokraci parlamentare ku populli prezantohet përmes të zgjedhurve të tij që duhet t’i përgjigjen popullit. 

Protesta e opozitën prishi imazhin e Shqipërisë. 3-4 orë protestë prishi imazhin e vendit e ndërtuar për 4 vite. 

Jemi gjithmonë gati të dialogojmë më opozitën.” 

Ndërkohë reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve kundra vendimit të opozitës për djegien e mandatave Rama e cilësoi si një reaguar për të mirën e Shqipërisë. 

Sa i takon protestës së studentëve, kryeministri u dha të drejtë këtyre të fundit. 

Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit. Ishin të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe ne i dëgjuam. Kishin të drejtë të protestonin.  

Kjo këtu nuk është një protestë popullore. Janë të dëshpëruar për faktin që nuk fitojnë”- tha Rama. 

Ndërkaq sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme, Rama tha: “ Zgjedhjet po vijnë, ne kemi mazhorancën, jemi para me të gjitha sondazhet në mënyrë ekzemplare. Nuk mund të thuhet: unë bëj kamikazin nëse s’me jepni atë që dua”.   

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.