Deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘Java në RTSH”. Në panel me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ai komentoi aktualitetin dhe reformat.
I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme e zgjidhin krizën politike, Beqaj u shpreh se personi më i interesuar sot për të shkuar në zgjedhje është vetë Edi Rama.
“Por ka dy aspekte. Së pari kemi rënë dakord edhe me partnerët që të bëjmë nëj reformë zgjedhore fillimisht. Gjithashtu BE na dha disa detyra deri në Samitin e Zagrebit. Pra Rama ka marrë angazhim para partnerëve për të bërë maksimumin për reformën në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, atë zgjedhore etj. Së dyti, nëse Rama shkon në zgjedhje, a pranon të hyjë Lulzim Basha dhe të njohë rezultatin? Pra duhet një angazhim nga ana e Bashës që do t’i njohë zgjedhjet nëse zhvillohen sot”, tha deputeti socialist, Ilir Beqaj.
g.kosovari