Idrizi: E vërteta e koalicionit me Dulen, formula si do marrim tokat e çamëve

Shpëtim Idrizi ka dhënë një intervistë ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për pabesi. Ai thotë për Mapo se nuk është e vërtetë që ka bërë koalicion me “armikun” politik Vangjel Dule por veç me Partinë Demokratike. Kreu i PDIU-së shprehet optimist se do të gjejë formulën për të marrë tokat në Çamëri dhe për të bashkuar Shqipërinë.

Sigurisht që PDIU- është një parti që në themel ka bashkimin kombëtar, nga ekonomia, kultura dhearsimi. Të bashkojmë mendjet pastaj tokat. Çështja e saj prioritare është zgjidhja e çështjes Çame.

Jovetëm se ka një kontent të fuqishëm nga shqiptarët e Çamërisë, por jemi të bindur se një ndërpadrejtësitë më të mëdha, pa zgjidhje, është çështja Çame. Sot kemi Pavarësinë e Kosovës, pra dy shtetetë një kombi në Ballkan, kemi avancim të të drejtave shtet-formuese të shqiptarëve të Maqedonisë dhevendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Sigurisht që shteti shqiptar duhet të kujdeset edhe për tëdrejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, apo për diasporën e vjetër dhe të re.

Një ndër çështjet që ka nevojëdhe plotëson hartën identitare të kombit shqiptar është padrejtësia që iu është bërë gjithë shqiptarëvenëpërmjet Çamërisë. Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan në vitin 1913, pikërisht për të ekzistuar Shqipërianë ditët e sotme. Për ata që nuk e kanë idenë, dhe e kam për politikën shqiptare, kam qenë i detyruart’ua shpjegoj politikanëve të ‘mëdhenj’ shqiptarë, edhe Ramës, historinë e Çamërisë.

Çamëria ështëvetëm 5 për qind më pak se Kosova, një tokë e lashtë, autoktone dhe shqiptare. Sigurisht padrejtësitëhistorike i dhanë një fat më tragjik shqiptarëve të Çamërisë duke filluar që nga 1913 deri në 1944 nëmënyrë sistematike dhe të programuar, deri në vitin 1944 kur arriti kulmi, kur shqiptarët e Çamërisë 20përqind u masakruan dhe 80 përqind e tyre u deportuan në Shqipëri.

Edhe regjimi i Enver Hoxhës i goditishqiptarët e Çamërisë, deri në kufijtë e racizmit, sigurisht vitet ‘90 ishin vitet e rizgjimit. Realisht mekrijim e PDIU-së si forcë politike që në vitin 2009, jemi munduar që ta kombëtarizojmë dhe më pas tandërkombëtarizojmë kauzën. Kjo do të thotë që ne kemi punuar fort që çështja Çame të ishte prezentenë ambientin publik.

Me qindra dalje televizive dhe aktivitete të PDIU-së dhe shoqatës Çamëria janëbërë.

Por kemi pasur një politikë shqiptare më 30 vjet në mënyrë permanente të intimiduar nënpresionin e Greqisë. Sigurisht që Shqipërisë i mungon një fill patriotik, një strategji kombëtare, jo përçështjen çame por dhe për shumë çështje të tjera, dhe krijimi i PDIU-së ishte një domosdoshmëri për tëpotencuar çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Ne kemi disa arritje shumë të rëndësishme siç ështëmiratimi i rezolutës për shqiptarët e Çamërisë. Një dokument relevant që detyron çdo qeveri të ngrejë,të hapë dhe të zgjidhë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, kemi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë nëKllogjer ku prehen 2970 shqiptarë të Çamërisë.

Kemi për herë të parë deklarimet të forta për një ndërçështjet që ka Shqipëria me Greqinë, që është çështja e shqiptarëve të Çamërisë

. Pas 4 majit të 2016 kune kishim dhe kongresin e PDIU-së, u pa edhe një ndryshim kursi nga aleatët tanë që ishin rilindasit nëatë kohë. Madje zoti Rama në kongres tha që ne nuk e shohim dhe aq me sy të mirë rritjen tuaj, prakishin një farë xhelozie, pas kësaj ndodhi një ndryshim kursi dhe Rilindja punoi fort për ta përzënë ngakoalicioni çështjen çame dhe PDIU-në dhe sigurisht për të ndryshuar totalisht kursin me Greqinë.

Kaqenë momenti ku dakordësuam me mazhorancën dhe me Ramën për krijimin e një komisioni hetimorparlamentar të ngjashëm me atë të Tivarit, ku ne për herë të parë paraqitëm me dëshmi juridike ehistorike, çështjen çame në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo të Greqisë dhe megjithëse kishim njëdakordësi më përpara, ju e dini që kjo na u bllokua në byronë parlamentare nga z. Ruçi. Pas kesaj pamënjë ndryshim kursi totalisht për çështjen çame, që gjatë fushatës.

PDIU-ja arriti rezultatet më të miragjatë gjithë kohës në këto zgjedhje, me 76 mijë vota të barabarta me 7-8 mandate, por investimi i Ramësdhe Rilindjes, bëri që të vidhen direkt mandati i Tiranës dhe i Fierit dhe sigurisht që nga jashtëkoalicioneve për shkak të marrëveshjes Basha-Rama, goditi të gjitha votat e PDIU-së. Ju kujtoj se njëmandat për çdo forcë tjetër politike doli me 11 mijë vota, ne kishim 76 mijë vota dhe morëm vetëm 3mandate.

U hoq dhe i vetmi përfaqësues që ngeli në Parlamentin e Shqipërisë, z. Aqif Rakipi dhesigurisht që këta të 3 që ngelën i kishte blerë Rilindja që më përpara, njëra deklaroi që pa mbaruarzgjedhjet që jemi të PS-së”, deklaron kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU, shton më tej argumenta që tregojnë sipas tij, se pse për Rilindjen, cështja came nuk ekziston.

Përtej kësaj, për t’iu dhënë përgjigje të gjithë “llapaqenëve” që kanë shkruar këto ditë të shtyrë nga propaganda e ‘Komitetit Qendror’ që sot simpatizojnë me reminishenca të Enver Hoxhës çështjen çame por dhe PDIU-në, u bë e qartë që në shtator, në programin e dytë të kësaj qeverie se çështja çame nuk ekzistonte.

Pra, nëse 4 vite më parë çështja çame ishte e shkruar e zeza në të bardhë madje kryeministri kishte premtuar një rezolutë që një herë në 6 muaj do raportonte në parlament për çështjen came, ne nuk jemi më në programin e kësaj mazhorance. Asnjë nga këta që i japin dorës e gojës për çështjen çame, nuk kanë shkruar asnjë rresht për të.

Përtej kësaj, kryeministri e deklaroi vetë që e kam përdorur vetë çështjen çame për të rritur temperaturat dhe për ta ulur Greqinë në tryezë. Na u premtua që do zgjidhjen çështjet shqiptare me ato greke.

Pra, ajo shqiptare ishte çështja çame dhe heqja e ligjit të luftës, dhe na u premtua kjo gjë. Deri më sot, pala shqiptare nuk ka marrë as heqjen e ligjit të luftës, as ngritjen e varrezave, as çështjen çame, por ka marrë vetëm vulën apostile.

Ndërkohë, pa një marrëveshje bilaterale përfundimtare ka lëshuar për Greqinë:1-Bërjen e varrezave të ushtarëve grekë, e kishin paralajmëruar si vend pelegrinazhi dhe përplasjesh, sepse ka qenë kërkesë e kahershme e Greqisë dhe është te 6 pikat e Micotaqisit; mbjellja e Shqipërisë në kufijtë e Epirit me ushtarë imagjinarë.

Kjo do bëhet shkak për pretendimet e Epirit dhe shkak për përplasje të mëdha si ajo e Kacifasit, ku praktikisht pamë që në jugun e Shqipërisë shteti shqiptar ka rënë.2-U bë një marrëveshje për toponimet vetëm për 800 shqiptarë pleq që kishin lindur në Çamëri. Sot me fakte jua jap, ata janë detyruar të ndërrojnë dhe vendlindjen e tyre në pasaportë.

U bë një ligj për minoritetet ku Shqipëria doli me 9 minoritete dhe u hoq për herë të parë koncepti i zonave minoritare siç ka qenë që në kohën e Zogut që Shqipëria i ka njohur, Finiqi dhe Dropulli.

Sot pra, kujtdo që t’i teket edhe në Kukës e Tropojë mund të dalin disa edhe po dolën në kufijtë e 20 për qindëshit që është tentimi i radhës me censusin e radhës, për të nxjerrë shumica të pakicave në zona të caktuara dhe për të bërë diskriminim.

A mendoni se ndonjë ditë do të ketë të atillë ndryshim në politikën e fqinjëve, që çështja çame të hyjë drejt zgjidhjes?  Po qeveria, autoritetet tona, a kanë bërë sa duhet në këto dekada?

Greqia është e qartë në politikën e saj prej 100 vjetësh për Vorio Epirin. Ndërkohë Shqipëria nuk bëri asgjë për çështjen çame. Kërkuam për reciprocitet të bëheshin varrezat e shqiptarëve çamë që dergjen në autostrada, rrugë e shtëpia që ne i njohim. Unë e kuptoj për politikën greke këta ushtarë që ranë për Epirin vlejnë shumë, por politikën shqiptare vlejnë po aq pleq, gra e fëmijë që nuk u vranë në luftë, por u masakruan.

Kemi kërkuar që ashtu si Greqia ka konsullatë në Gjirokastër e nga mos, të kishte një konsullatë edhe në zonën e Çamërisë. Ndërkohë që ne kërkonim të avanconim në këto gjëra dhe kjo qeveri kishte bërtitur në 4-vjetëshin e kaluar, ndonjëherë dhe më shumë se sa ne, u ndodhëm dhe në një diskutim të paprecedentë edhe për emrin e Çamërisë.

Pra, jo vetëm që u përzu nga koalicioni PDIU-ja dhe ju vodhën mandatet e saj që ne mos të ishim në parlament, por nga krahu tjetër u shit edhe çështja e shqiptarëve të Çamërisë dhe këtu ishte qëllimi. Sigurisht që në këto kushte as PS-ja donte bashkëpunim me ne dhe as ne mund të bashkëpunonim me PS-në, që edhe pushtetin e kishte të gjithin për vete, madje u hoqën vazhdimisht funksionarë të PDIU-së madje-madje vazhdoi loja për të futur duart brenda PDIU-së, se ndërkohë që hiqeshin ata pak që ishin në punë, merreshin disa të tjerë dhe bëheshin drejtora të rëndësishëm, a thua iu mbaruan njerëzit Rilindjes për drejtora.

E gjithë kjo sigurisht që e vendoste PDIU-në në një moment shumë delikat, ku ne duhet të ruanim performancën dhe forcën e PDIU-së.

Kemi ngritur zërin jo vetëm për çështjen çame, por për të qenë një parti politike reale. Kemi kapjen në ekonomi, kapje të pushteteve, krimin e organizuar, kanabizimin e vendit etj. Në shtator dhe jo para 4 ditësh, firmosëm një marrëveshje me PD-në, për koalicion vetëm me PD-në, ku çështja çame është ndër pikat kryesore. Eshtë hera e parë për marrëveshje të shkruar, edhe me Berishën dhe me Ramën, ata nuk pranonin të nënshkruanin marrëveshje.

Duket si një afilacion më i natyrshëm për shkak të antikomunizmit etj, një habitat më i natyrshëm djathtas të PDIU-së dhe sigurisht në këtë dinamikë erdhëm në atë marrëveshje.

Kemi parë këto ditë që të gjithë këta të shtyrë nga propaganda e ‘Komitetit Qendror’ i kanë dhënë dorës e gojës për çështjen çame që ne kemi bërë koalicion me Vangjel Dulen. E theksoj prapë se, ne kemi bërë marrëveshje vetëm me Partinë Demokratike.

Madje-madje, nëse do bënim më PS-në koalicion, e para do të na akuzonin që po bëjmë marrëveshje me ata që e shitën çështjen çame, por aty ndodhet edhe partia e minoritetit grek MEGA. Po ndodhet edhe Partia Komuniste atje, ndodhet edhe Partia e Punës. Do na thonin si e bënë prapë me këta… Ne s’kemi asnjë raport me Dulen.

Problem për ne mbetet “Dulja i madh” (Rama). Ndërkohë që ju e keni parë që brenda koalicionit tonë është formësuar një bashkim tjetër ku është PPDNJ, Partia Republikane dhe Demokristianët, dhe PDIU-ja nuk është. Me këtë, dua të garantoj se nuk kam qenë dhe as do të jem ndonjëherë jo me Dulen, por me çdo njeri që është kundër interesit të shqiptarëve. Kam një pyetje natyrshëm për të gjithë këta ushtarë…

Kur PPDNJ bën marrëveshje me PD, PS, LSI, PR, PAA, PDK, LZHK, PSD etj., këta s’qenkan antikombëtarë?

Çështja çame është e të gjithëve, prandaj e them, të gjithë juve që bëni të “merakosurin” për çështjen çame, asnjë rresht nuk keni shkruar për të. Rrini të qetë se PDIU-ja ka marrëveshje vetëm me PD-në dhe do të jetë parti që jo vetëm për çështjen çame, por për çdo çështje që prek shqiptarët do jemi në krahun e duhur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU