I penduari rrëfen si u përgatit grabitja në Rinas: Murataj ishte me “dajën” dhe…

Tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i etiketuar si njeriu që zbërtheu grupin e grabitësve të megagrabitjes në Rinas, Alkond Bengasi është rrëfyer në polici.

Ai ka thënë se kontaktin e parë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Cala, duke treguar me detaje se si pranoi të modifikonte furgonët më të cilët u krye grabitja e 9 prillit në Rinas.

Ai thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar një gjë të tillë.

Pranon se është takuar me Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova të cilët iu kanë dorëzuar pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonin.

Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”, thotë ai.

Në bazë të kësaj dëshmie, policia shqiptare po bashkëpunon me kosovaret për identifikimin dhe arrestimin e 2 personave, të cilët dyshohen të përfshire në grabitjen e 9 prillit.

Policia dje arrestoi edhe Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa përveç tij kanë përfunduar në pranga edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, dhe Saimir Cela. Ndërsa gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU