Humbje për muzikën Rock, ndahet nga jeta themeluesi i “Heartbreakers”

Tom Petty është ndarë nga jeta në një spital në Kaliforni, ku po mjekohej pas një sulmi në zemër që e goditi natën e së dielës në shtëpinë e tij në Malibu.

Këngëtari i njohur i muzikës rock dhe themelues i grupit “Heartbreakers” është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmi për sëmundjen e një prej kantautorëve të muzikës rock në Amerikë u publikua fillimisht nga TMZ, por menaxheri nuk bëri asnjë koment derisa mediat ndërkombëtare filluan ta postonin njëra pas tjetrës duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë fansave të Tom Petty-t në të gjithë botën.

Vetëm pak ditë më parë ishte edhe dalja e fundit e tij në skenë, kur Petty mori pjesë në tre koncerte në Los Anxhelos me “Heartbreakers”. Petty filloi të merrej me muzikë në 1969, ndërsa albumi i parë u publikua në vitin 1969, së bashku me këngën “Breakdown”, e cila një vit më vonë hyri në listën Top 40 në SHBA. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU