Humb jetën punëtori i minierës, aksidentohet me makinerinë e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Një 52-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Nga të dhënat e policisë mësohet se 52-vjeçari me iniciale H.Ç., banues në fshatin Pishkash, punëtor në minierë, ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinerinë e punës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU