Një aksident njoftohet të ketë ndodhur sot në aeroportin ‘Schiphol’ të Amsterdamit, ku u përplasën aeroplani i kompanisë ‘Easy Jet’ A320 dhe ‘KLM Boing’ 737-800.
Të dy aeroplanët u dëmtuan teksa po niseshin kurse udhëtarët u evakuuan në mënyrë të menjëhershme, pas momenteve të tmerrit që kaluan.
Avioni i ‘KLM Boeing’ fluturonte drejt Madridit, kurse ‘Easy Jet’ për në Londër.
Për incidentin ka nisur një hetim.