“Holanda”, Rama: Me Europën jemi mësuar, por na habit festa e neveritshme e PD-LSI

Kryeminsitri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e parlamentit holandez ndërsa tha se nuk ndikon aspak në lëvizjen e lirë të Shqipërisë.

“Për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive; asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë.

Më e bukura është që ministri për Drejtësi dhe Siguri të Holandës, në fjalën e tij në Parlament reagoi duke thënë pikërisht këtë. Që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta marrë këtë vendim.

Ministri vizitoi para pak ditësh Shqipëinë dhe u shpreh me tone pozitive në raport me ecurinë pozitive të këtyre pikave” – tha Rama.

Shefi i ekzekutivit tha se shqiptarët janë bërë ‘mish për top’ për disa parti holandeze që shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Nëse ka një vendim, qeveria holandeze merr dhe shqyrton nëse janë përmbushur kriteret, që bazohen në shifra dhe fakte” – shtoi ai.

Rama tha se tashmë shqiptarët janë mësuar me një Europë që ka prezente tonet e populizmit. Ai kritikoi edhe deklaratat e opozitës joparlamentare teksa i cilësoi si një festë të neveritshme.

“Si mundet që lufta e verbër për pushtet t’i çojë disa parti politike shqiptare deri në këtë pikë. Opozita është e dëshpëruar dhe ka humbur logjikën.

Lufta politike në Shqipëri është katandisur deri në derexhenë që ata që braktisën detyrën, u kthyen në zëdhënës entuziastë të atyre që nuk duan ta shohin me sy Shqipërinë.

Si mundet që alibitë e atyre partive politike në Holandë të gjejnë jehonë këty në vendin tonë?” – tha Edi Rama duke iu referuar PD-së dhe LSI-së.

/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU