Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se rruga e Kosovës për anëtarësim në UNESCO nuk do të ndalet. Si për ngushëllim, kryediplomati kosovar në postimin e tij ka shkruar “Zoti ju bekoftë” .
Ja çfarë shkruan Thaçi:
Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.