Haradinaj takohet me diplomatët finlandez: BE-ja duhet ta përshpejtojë çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj ka ritheksuar se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendën e BE-së çështja e liberalizimit të vizave.

Haradinaj deklaroi se me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal.

“Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian. Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjendën evropiane të Kosovës. Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”, shkruan Haradinaj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU