Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, zëdhënësja e Mogherinit ka publikuar foton e takimit ndërsa shkruan:
“Mogherini mirëpret Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bruksel sot, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillin Evropian për hapjen e negociatave, duke pranuar rezultate të prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi.”/l.m