Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, ka komentuar letrat publike të Ramë drejtuar kreut të PD-së, Luzlim Basha, dhe kërkesës së tij për dialog, tha se këto janë një lëvizje e dëshpëruar e kryeministrit.
E ftuar në emisionin “Open”, Duma theksoi se, sipas saj, një kryeminisitër nuk dërgon letra, por vepron, ndërsa shtoi se veprimi i Ramës “është një sarkazëm e madhe për të ardhmen e vendit”.
“E shikoj të dëshpëruar, sepse të dërgosh letra, thua se po bën ftesa për evente familjare, dhe të arrish ta denigrosh çështjen e qeverisjes në folk, apo të bërjes gallatë letrash publike dhe po i dërgojmë letër mikut , shokut, të harruar etj., kjo është një sarkazëm e madhe me të ardhmen e vendit. Një kryeministër nuk dërgon letra, një kryeministër vepron.
Fatkeqësia e Shqipërisë është ne duket sikur jetën do ta bëjmë thjeshtësisht batutë. Shqiptarët po presin që ne të mos krahasojmë të ardhmen me të shkuarën e tyre. Presin që ne të mos justifikojmë që dështimi në të ardhmen tonë të jetë i justifikuar nga e keqja më e vogël në të shkuarën tonë. Shqiptarët po presin që kryeministri të mos flasë me batuta e të këndojë folk, po presin që institucionet të funksionojnë, po presin që kur të hyhet në zgjedhje të ketë rregulla loje”, u shpreh Duma.
g.kosovari