Greqi, këngëtarja Eleni Foureira: Dikur isha refugjate nga Shqipëria

Eleni Foureira është sot një ndër këngëtaret më të njohura në Greqi, por ndoshta shumë pak grekë e dinë se ajo është me origjinë shqiptare.

Eleni u largua nga atdheu i saj për në Greqi me nënën dhe motrat, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ANT1 ajo ka rrëfyer të kaluarën e vështirë në Shqipëri.

Eleni është pyetur në emision për situatën e emigrantëve, duke thënë se grekët nuk janë racistë dhe se ata po i ndihmojnë refugjatët. “Nuk besoj se grekët janë racistë, ata i ndihmojnë refugjatët. E kam përjetuar edhe vetë. Kam ardhur nga Shqipëria në moshën 8 vjeç sepse kishim luftë, e kam përjetuar luftën. Mbaj mend që plumbat kalonin brenda shtëpisë sime dhe se mamaja më thoshte se po luanim dhe shtriheshim për tokë dhe ato kalonin sipër nesh”, ka thënë Eleni.

Dikur Eleni e kishte fshehur origjinën e saj shqiptare, por tashmë ajo e pranon pa problem këtë fakt. “Po, jam nga Shqipëria. Ka ndryshuar mënyra sesi i shikoj tani njerëzit. Ndihem më mirë tani. Kisha përjetuar situata të vështira dhe prandaj nuk e kisha thënë. Ishte mbrojtja ime ndaj të tjerëve. Vendosa ta them më në fund. Tani ndihem më mirë që e nxora nga përbrenda. Jam nga Shqipëria”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja, e cila më parë është kritikuar shumë për mohimin e origjinës së saj.

Shekulli

elenieleni2eleni1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU