Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda lënë në burg një nga të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill.

Bengasi ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura. Ai mbrohet nga Adriatik Cami, ish-prokuror.

Bengasit është një prej të arrestuarve për grabitjen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj.

Për 14 ditë, Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Seanca te Krimet e Rënda, u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Bengasi përfaqësohet nga një avokat kryesisht.

Në sallë ishin edhe dy prokurorët e dosjes, Arenc Çela dhe Klodian Braho.

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU