Google/Vinçi bie në kampusin në Seattle, lë 4 të vdekur

Katër vetë vdiqën dhe tre u plagosën kur një vinç ndërtimi u rrëzua në kampusin e ri të Google në Seattle, duke dëmtuar 4 makina. Viktimat janë një grua dhe tre burra.

Viktimat si rrjedhojë e rënies së vinçit ishin në kampus dhe brenda nëpër makina. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta.  Një nënë 25-vjeçare dhe vajza e saj 4 muajsh ishin në një nga makinat e shkatërruara nga vinçi, por të dy arritën të shpëtonin me vetëm lëndime të lehta.

Një person i katërt i plagosur mori mjekim në spital.  Me Amazon dhe kompanitë e tjera të teknologjisë që rrisin investimet në Seattle, qyteti në muajt e fundit ka shumë vinça. (BW)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU