Gjykata e Krujës ditën e sotme ka njohur mandatin e kryebashkiakut të këtij qytetit, Artur Bushi i cili u zgjodh nën siglën e PS më 30 qershor. Bushi ishte kandidati i radhës që është konfirmuar në detyrë pas kërkesës së tij pranë kësaj Gjykata.
Ditën e sotme ka marrë konfirmimin e Gjykatës së Durrësit edhe Kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Valbona Sako. Pas refuzimi të kërkesës së parë, ishte Partia Socialiste që ditën e djeshme ka ribërë sërish një kërkesë për të marrë vërtetimin në Gjykatë ku kjo e fundit i dha konfirmimin Sakos.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykatat kanë konfimruar mandatet e kryebashkiakëve të Sarandës, Himarës, Konispolit, Delvinës dhe Skraparit./l.m