Gjonaj: Në një muaj e gjysmë, çuam para drejtësisë 25 zyrtarë të pronave

25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.

Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.

“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”, tha Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU