Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur nga Vlora për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Ai tha se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, por nga ana tjetër u shpreh se duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
“Nuk do të ketë shtyrje për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Të bëhet e pamundura që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Afatet e regjistrimit kanë përfunduar, por duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor”, tha Gjiknuri.
Kujtojmë se opozita ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.
g.kosovari