Gjermania/ Shpenzon plot 23 miliardë euro për refugjatët

Gjermania ka shpenzuar 23 miliardë euro vitin e shkuar për integrimin e më se 1 milion refugjatëve dhe luftimin e shkaqeve të emigrimit. Këto të dhëna dalin nga një raport  i ministrisë së Financave të Gjermanisë, sipas Reuters.

Kancelarja Angela Merkel e ka mbrojtur vazhdimisht vendimin që mori në vitin 2015 për t’i lënë të hapur kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë të luftës në shumë vende myslimane, si një nevojë njerëzore, por gjithashtu ka premtuar që ta parandalojë përsëritjen e emigrimit në masë në vend.

Qeveria gjermane ka shpenzuar rreth 7.9 miliardë euro në vitin 2018 në masat e marra për t’i mbajtur larg BE-së emigrantët dhe për t’i ndihmuar që të përmirësojnë kushtet e jetesës në vendlindjet e tyre.

Annette Widmann-Mauz, ministrja e Shtetit për Emigracionin, Refugjatët dhe Integrimin në Gjermani u shpreh se edhe luftimi shkakut të emigrimit është po aq i rëndësishëm sa përpjekja për integrimin. Reuters

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU