Gjendet i pajetë 17-vjeçari në Këlcyrë pas 4 ditësh i zhdukur

Është gjetur sot në orën 05.40 minuta nga vetë familjarët trupi i pajetë i 17 vjeçarit Matia Rizallari nga Këlcyra.

Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur në lumin Vjosa, ne Uren e Dragotit. Djali 17 vjeçari u deklarua i humbur nga familjarët 4 ditë më parë.

Ai u shpall i zhdukur prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU