Në tunelet e nëndheshme të Ministrisë së Brendshme, në orën 12:30, të paradites së djeshme janë gjetur 10 automatikë, pa krehra dhe pa fishekë.
Ka qenë personeli i ministrisë ai që ka konstatuar armët. Në lidhje me konstatimin është njoftuar policia e Komisariatit Nr.1.,Tiranë, për të nisur këqyrjen e vendit ku u gjetën armët.
Gjithashtu automatikët u dërguan në laborator për ekzaminimin e mëtejshëm të tyre.