Gazetari Artan Hoxha thotë se prokurori Haxhi Giu, që u arrestua për korrupsion, nuk ka qenë në listën e prokurorëve super të korrupturave.
Ai kritikon edhe mënyrën se si ka vepruar policia, ndërsa ironizon faktin se Giu mund të përfundojë në burg me Jaho Mulosmanin, të cilin e ka hetuar për akuzën e vrasjes së Azem Hajdarit.
“Nje prokuror i shtetit, 23 vite karriere nga viti 1992-2015(sidoqofte karriera e tij, e mire apo e keqe), arrestohet live nga nje skuader e patrullave “Shqiponja” ne mes te qytetit, dhe pamjet shperndahen ne te gjitha mediat ne kohe rekord…per ata qe nuk e njohin, Haxhi Giu eshte prokurori qe kryesoi grupin hetimor per çeshtjen “Hajdari”, qe kerkoi burgim te perjetshem per Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhine, qe i kerkoi gjykates ne pretencen e organit te akuzes, se “ekzekutimi i Azem Hajdarit u be per motive politike”, kurse gjykata vendosi se “vrasja e Azem Hajdarit u be per motive gjakmarrje”…
Ne vitin 2008 ish-prokurorja e pergjithshme Ina Rama e transferoi nga Prokuroria e Pergjithshme ne prokurorine e Krujes….
Fakti se ligji po vepron edhe ndaj njerezve te drejtesise eshte nje lajm i mire….
Por ngutja per te publikuar pamjet e arrestimit te nje prokurori ne kohe rekord, le nje shije te keqe…
Prokurori, si çdo qytetar i thjeshte, prezumohet i pafajshem per sa kohe ne adrese te tij nuk ka nje vendim gjykate te formes se prere…
Publikimi i pamjeve te nje arrestimi demonstrativ, ndaj nje qytetari te padenuar nga gjykata perben nje shkelje te kodit etik te policise, privim te te drejtave te individit kur ndaj tij nuk ka nje vendim gjyqesor, etj…
Policia mund ta arrestonte ne zyren e tij te punes. ne banese, apo ta therriste per te dhene deklarime ne polici a prokurori dhe ne fund te procedures ti komunikonte arrestimin…
Prokurori Giu, nuk kishte dhene asnje shenje se po i shmangej hetimit, se mund te prishte apo manipulonte provat e ceshtjes hetimore, se mund te largohej jashte vendit, apo se perbente kercenim serioz per rendin dhe sigurine ne vend….
Pse policia dhe prokuroria e kane miratuar kete procedure demaskimi publik per rastin e prokurorit Giu?!!!!
Nuk e ve doren ne zjarr ne eshte apo jo i korruptuar prokurori Giu, kete gje e vendos gjykata. Por nje gje e di mire, ai nuk eshte ne top-listen e prokuroreve me te korruptuar te organit te akuzes, as ne top-listen e prokuroreve qe ka perdorur me shume politika per te mbyllur hallet e veta apo per te ndeshkuar kundershtaret, edhe pse kur drejtonte hetimin e çeshtjes “Hajdari”, Giu etiketohej si prokuror i djathte.
Me krah te lehte te qofte burgu Haxhi!!!! Ishallah nuk te çojne ne te njejtin burg me Jaho Mulosmanin dhe Isamedi Haxhine?!!!
Me sa di, ata kane ca fjale qe duan te ti thone nga afer dhe nuk duan ta humbin kete rast…..”, shkruan Hoxha.