Gareth Bale ka vendosur që të largohet, por ka një kërkesë të fundit për Realin

Gareth Bale ka pranuar të largohet nga Reali i Madridit, por ka një kusht për klubin ku luan që nga viti 2013. Ai dëshiron të jetë në fushë në takimin me Betis Sevillan, në “Santiago Bernabeu”, të dielën, për t’u përshëndetur me tifozët e “Los Blancos”.

Uellsiani synon të marrë duartrokitjet e fansave të Realit për gjithçka ka dhënë fituar në kryeqytetin spanjoll, ashtu siç ndodhi edhe më 3 shtator të 2013-ës, kur u mirëprit nga 30 mijë tifozë në ditën e prezantimit.

Pavarësisht kritikave për formën e dobët në momente të caktuara, sidomos gjatë sezonit që po mbyllet, nuk mund të mohohet kontributi i Bale gjatë qëndrimit të tij 6-vjeçar në Madrid. Erdhi në Spanjë vetëm me 1 Kupë Lige të fituar me Tottenhamin e po largohet nga klubi më i njohur në botë me plot 13 trofe të tjerë me peshë të rëndë, ku përfshihen 4 Champions League, 1 titull të La Ligas, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë Klubesh.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Gareth Bale. Mundësia më e madhe është të kthehet në Premier League, tek United ose t’i bashkohet PSG-së në Francë./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU