Galatasaray uron Majlinda Kelmendin, i thonë ‘xhudistja jonë’

Klubi më i njohur sportiv turk, Galatasaray, i ka uruar Majlinda Kelmendit medaljen e artë olimpike në xhudo.Në këtë urim Galatasaray i referohet Kelmendit me “xhudistja jonë” pasi që ajo dhe Nora Gjakova, në nivel klubesh mbrojnë ngjyrat e klubit të xhudos Galatasaray që nga korriku i këtij viti.

auto_Masjsdj1470610824Është fakt i ditur gjithashtu se Galatarasay është themeluar nga Ali Sami Yen, biri i rilindasit të njohur shqiptar, Sami Frashëri.

“Urime xhudistes tonë, Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar medaljen e parë për Kosovën në Lojëra Olimpike”, thuhet në urimin e përcjellë në Twitter me një fotografi të Majlinda Kelmendit e shpërndarë në të dy profilet e klubit në Tëitter, edhe në turqisht, edhe në anglisht, citohet “kallo”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU