Fushata/ Në katër ditë, 386 qytetarë kanë dhuruar gjak vullnetarisht

Fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurt për të gjithë”, për t’ju ardhur në ndihmë të fëmijëve talasemikë i janë bashkuar dhe studentët.

“Gjak i sigurtë për të gjithë është i mundur me kontibutin e secilit prej jush. Studentët vijojnë t’i bashkohen fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut. 386 qytetarë kanë dhuruar gjak në 4 ditët e para të fushatës së dhurimit vullnetar të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Fushata e dhurimit vullnetar të gjakut e cila ka nisur që me 8 maj në Ditën Botërore të Talasemisë do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 14 qershor, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU