Frontex kap klandestinët e parë në Kapshticë, 23 sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë

Operacioni i Frontex ka dhënë rezultatet e para. Mëngjesin e sotëm, në kufirin e gjelbër në Kapshticë janë kapur 23 klandestinë sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë të mitur.

Emigrantet e paligjshëm u kapën nga forcat Frontex dhe policia kufitare, te cilët janë pozicionuar në kufi.

Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU