FOTOT/ Vajzat tona kineaste

Nga Abaz Hoxha/

Ato dhanë shëmbëllin e emancipimit dhe përkushtimit, ato dëshmuan personalitetin e gruas dhe aftësitë e saj edhe në këtë fushë të artit që u krijua nga e para, ato e përjetësuan personalitetin e tyre në qindra filma dokumentarë, artistikë dhe të animuar, ato u shndrruan në dallandyshet e para të këtij arti të ri- kinematografis.

Xhanfize Keko, themeluesja e montazhit të filmit dokumentar dhe regjisorja e suksesëshme e filmave artistikë që shkëlqeu sidomos në filmat me tematikë edukative dhe për fëmijë që u shndrrua në regjisoren e çiltërsisë fëminore, nderuar me disa çmime në Festivalet kombëtare e Nderkombetare.

E para regjisore në kinematografinë shqiptare që u nderua me çmimin e madh “Artiste e popullit, Vitore Çeli, themeluesja e sektorit të montazhit të filmave artistikë dhe regjisore dublazhi që kur kaloi si regjisore në filmat dokumentarë la një trashëgimi të suksesëshme që u nderua me dy çmime të para në Festivalet e aFilmit Shqiptar, veteranja e luftës që nuk e përmendi asnjëherë këtë fakt në jetën e saj.-

“Artistja e Merituar”Marianthi Xhako/Qemo/ regjisorja e parë me arsim të lartë professional në filmin dokumentar që e filloi krijimtarinë e saj me filmin që i kushtohej qytetit të saj të lindjes “Qyteti i një mbi një dritareve”/Berati/ dhe xhiroi rreth 60 filma.

Adriana Elini- vajza e heshtur e përkushtuar dhe e pasionuar që sakrifikoi çdo gje, që edhe dy ditë mbas martesës u ngrit natën nga shtrati martesor dhe e gdhiu gjithë natën duke montuar një film dokumentar/1964/, regjisorja e montazhit dhe regjisoria e filmit dokumentar me krijimtari të suksesëshme që mbajnë vulën e personalitetit të saj.

“Artistja e Merituar” Donika Muçi, formulonjese e muzikës regjisore e montazhit dhe regjisore e filmit dokumentar që krijoi një numur filmash me vlerë, Liri Brahimi, që la shumë gjurmë në disa filma artistikë si asistent regjisore filloi veprimtarinë e saj si regjisore e filmave dokumentarë duke xhiruar mbi 20 filma me tematikë të ndryshme.

Drita Koçi/Thana/ Asistente në disa filma artistikë dhe regjisore e tre filmave artistikë.Regjisorja dhe piktorja e talentuar e filmave të animuar, pasqyrë e kulturës dhe modestisë Esperanca Konomi, fituese e dy cmimeve të para për filmat “Talenti I babit” dhe “Stop kundravajtje”, regjisorja dhe piktorja e filmit të animuar, Majlinda Agolli /Mato/, fituese e një cmimi per regjinë në Festivalin e Filmit Shqiptar.

Redaktoret dhe skenaristet e talentuara poetja dhe skenaristja Vllasova Musta me një krijimtari të gjerë me rreth 20 skenarë për filma dokumentarë dhe një numur të konsiderushëm për filmin e animuar, gazetarja, publicistja dhe skenaristja e shkathët e filmit dokumentar me prirje e krijimtari letrare Angjelina Xhara/Papalilo/.

Poetja redaktorja dhe skenaristja e filmave artistikë, Natasha Lako, me një krijimtari të suksesëshme sidomos me skenarin e saj të filmit “Mësonjëtorja”.

Kinooperatoret e para femra që çanë me guxim të parat në këtë profesion të vështirë sidomos në filmin kronikal e dokumentar kur bridhnin me kamera ne krah ne çdo skaj të Shqipërisë- Diana Diamanti, bukuroshja e heshtur, trimëreshë që kur xhironte në skelat e larta të furrnaltave me një dorë mbahej për skela dhe me tjetër xhironte.

Sonia Mamaqi, vajza energjike dhe e përkushtuar që ju ndërpre për një kohë të gjatë pasioni I saj për artin mbasi u persekutua nga regjimi për një faj që nuk e kishte bërë.

Regjisoret e montazhit: Irena Harito nxënësja e devotëshme e regjisores Xh.Keko që e filloi veprimtarinë e saj që me themelimin e kinostudios, Marika Vila-vajza e heshtur punëmadhe që mbajti një peshë të madhe në filmin artistik që e filloi veprimtarinë e saj që në montimin e filmave të parë artistikë të kinostudios.

Elpiniqi Coja regjisorja energjike dhe e suksesëshme që u shqua sidomos në montimin e rret 100 filmave kronikalë e dokumentarë me peshë, me meritë të vecantë në zgjedhjen dhe montimin e matërialeve arkivore duke u bërë njohëse e fondit arkivor.

Atalanta Pasko-vajza inteligjente e edukuar dhe e kulturuar me pasione letrare, pasqyre e përsosur e origjines se saj-fituese e dy cmimeve për konponentët në Festivalet e Filmit shqiptar, Elsa Bushati, vajza e edukuar dhe pa buje të cilës i kërkoj falje që nuk e kam përfshirë në librin t’im “Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare/2002/.

Regjisorja e montazhit dhe aktorja, Eglantina Kume-bukuroshja energjike që la gjurmë dhe mbeti e përjetësuar edhe si aktore në rolin e Bule Naipit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Neriman Furxhi/Resuli/-vajza uragan me krijimtari të madhe sidomos në filmin artistik dhe fituese e një cmimi për filmin “Misioni përtej detit”, Elda Budini/Xholi/ që punoi si regjisore montazhi në 12 filma artistike dhe ne disa filma vizatimor ku është nderuar edhe me nje medalje për filmin “Piku në gjah”,publicistja, skenaristja dhe regjisorja e montazhit Manushaqe Halili-themeluese e montazhit dhe sinkronizimit te teksteve ne sektorin e perkthimit te filmave dhe regjisore montazhi që u dallua edhe për pasione e krijimtari letrare të mirëfilltë.

Nazmie Sula /Gaxholli/ me krijimtari të lartë në shumë filma artistikë e dokumtarë dhe në Arkivin e Filmit, Shpresa Papapavllo autorja e montimit të mbi 16 filmave artistikë përvec shumë filmave kronikalë e dokumentarë, Mimoza Nano, regjisore e montazhit në mbi 10 filmave artistikë si dh disa filmave dokumentarë, Perihan Mato, regjisore montazhi e shumë filmave dokumentarë e kronikale dhe e 8 filmave artistikë, etj. Formulonjëset e muzikës: Vanda Bregasi, Diana Fejziu, e para formulonjëse e muzikës me arsim të lartë.

Majlinda Bërxolli, bukuroshja e qeshur dhe energjike që kur montonte muzikën e filmave shkrihej edhe vetë me të, dy shoqet e pandara të formulimit muzikor dhe zhurmave, Nina Harito/fituese e një cmimi për formulimin muzikor/ dhe Mira Meçule që unë u kisha vënë nofkën “Dy jetimet” term i marrë nga filmi Italian me të njëjtin titull, që nuk ishin jetime por punonin në mjedis të veçantë të ndara nga të tjerat ku ruhesh edhe fondi muzikor gjurmet e te cilave mbeten ne shumicen e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë.

Inxhineria dhe operatorja e Zërit Luiza Mataraku/Osmanlliu/ që realizoi komponentin zanor në mbi 100 filma kronikalë, dokumentarë, artistikë dhe vizatimorë, etj.Te me falin kineastet per te cilat nuk kam foto.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU