Presidenti i Republikës, Ilir Meta këto pushime ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke promovuar bukurinë e trevave shqiptare. Pas vizitës së trevave në Plavë dhe Guci, Meta u ndal në Kosovë, në Bjeshkët e Sharrit.
“U nisqm për Prevallë, por u kthyem nga një përrallë”, shkruan Presidenti.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shprehet ai. /ma.me