FOTOT/ Fut burrin në valixhe dhe tenton ta nxjerrë nga burgu, por…

Antonieta Robles Saouda është arrestuar nga rojat e një burgu në Venezuelë, pasi provoi ta nxirrte Ibrain Jose Vargas Garsia të futur në valixhe.

Gruaja 25-vjeçare, ka qenë së bashku me të bijën gjashtëvjeçare, kur e ka vizituar bashkëshortin që është prapa grilave, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë u fut në valixhe, për të ikur nga burgu
Mirëpo, ajo është zbuluar menjëherë, sepse është konsideruar se në çantën me rrotë ka diçka që nuk është në rregull.

I dënuari për nëntë vite dhe tetë muaj burg është kthyer sërish në qeli, derisa bashkëshorten e tij ia kanë dërguar në mbajtje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU