Që prej marrjes së detyrës si Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kushtuar vëmendje komunikimit me Forcat e Armatosura dhe vlerësimit të tyre. Një suprizë e bukur i është rezervuar njërit prej ushtarëve, pak minuta përpara nisjes së tij dhe efektivëve të tjerë të FA, drejt Afganistanit në misionin e rradhës. Në fund të fjalës përshëndetëse në ceremoninë e posacme të organizuar në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka ka ftuar Eligert Çelajn që t’i afrohet foltores.
Ajo i ka uruar 24 vjeçarit ditëlindjen dhe të dy i janë bashkuar familjes së efektivët, e cila kishte ardhur enkas për ta përcjellë atë në Tiranë. Emocionues ka qenë edhe takimi i efektivëve që u kthyen në atdhe pas 6 muajsh qëndrimi në Kabul, në të njëjtën ditë kur kolegët e tyre u nisën drejt Afganistanit.
Statusi i Ministres Xhaçka në rrjetet sociale:
“Eligerti, djali ynë i Forcës Tokësore, i fryu 24 qirinjtë e tortës së tij, në pistën e aeroportit, pak minuta përpara se të fluturonte me mision drejt Afganistanit, bashkë me shokët e tij. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Gerti! Krenari për ty e të gjithë efektivët shqiptarë që po kontribuojnë për paqen në disa vende të botës!”