Politika shpesh herë vë kundër edhe miq të ngushtë apo persona që kanë pasur marrëdhënie bashkëpunimi në sektorë të tjerë.
Nuk kanë munguar as rastet kur pedagogë dhe student, ballafaqohen në politikë në kampe të ndryshme.
I tillë ëhstë edhe rasti i deputetes demokrate Liljana Elmazi-Billa e cila në të shkuarën ka qenë pedagoge e deputetit socialist Erjon Braçe, aktualisht kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.
Në fund të një mbledhjeje të këtij komisioni, deputetja ka shfrytëzuar rastin për të bërë në foto me ish-studentin e saj.