Keni dëgjuar për forcën ushtarake të Putinit, por nuk keni parë asgjë nëse nuk dini rreth aftësisë së ‘Spetsnaz’, forcave speciale ruse, konsideruar si ushtarët më të frikshëm në planet. Britanikja Express ka publikuar sot pamje nga stërvitja e frikshme e tyre. Video tregon se si reagojnë ata dhe trajnimin për luftë. Spetsnaz konsiderohen si disa nga ushtarët më të frikshëm në planet dhe duhet t’i nënshtrohen stërvitjeve të mundimshme dhe trajnimit para se të kualifikohen për njësi elite.
Ushtarët Spetsnaz shihen duke kryer ushtrime për situata të shumta, duke përfshirë marrjen peng dhe luftën urbane. Skena e parë tregon rreth një duzinë trupa, të veshur me uniforma të ushtrisë dhe të armatosur me automatikë se si kryerjne stërvitje në shkurre dhe në zonat pyjore.