FOTO/ Shikoni se si funksiononte tregu i reklamave në Shqipërinë e viteve ’30

Në periudhën midis viteve 1930-1940, në morinë e gazetave dhe revistave më të rëndësishme të kohës si: “Demokratia” e Gjirokastrës, “Përpjekja shqiptare”, “Neoshqiptarizma”, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Minerva”, “Koha”, etj, gazetarët e kohës u përpoqën që përmes përkushtimit të tyre intelektual të realizonin një ripërtëritje apo një Rilindje të Re Kombëtare të orientuar për nga kultura, mendimi dhe Perëndimi.

Gazetaria dhe publicistët e asaj periudhe janë shembulli më origjinal i kristalizimit në Shqipëri të një tendence të pastër intelektuale. Mirëpo nuk do të ndalemi te esencialiteti i shkrimeve të gazetave të asaj kohe, por te një tendencë fare e dukshme, që të bën të kuptosh, edhe nëse nuk ke lexuar asnjë shkrim apo analizë, forcën vepruese të gazetarisë perëndimore ndërthurur me imazhe,  ilustrime, duke konkluduar më pas me tregun e reklamave që po i integrohej shtypit të shkruar të kohës.

Ju bën habi?

S’ka përse, në vitet 30′ u përhap gjërësisht reklamimi i mallrave, dyqaneve dhe bizneseve.

Reklamat e asaj kohe realizoheshin me anë të skicave dhe shoqëroheshin me tekste informuese, shpjeguese, edukative.

Në këto reklamime, shihje edhe marka të modës, cigareve, librave më të shitur, dyqaneve, apo edhe të produkteve higjeno-sanitare.

Përsa i përket stilit të tyre, frymëzim mbetej shtypi italian.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre për të kuptuar se si funksiononte ‘Marketingu’ në atë periudhë. lexo.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU