FOTO/ Ronaldo me futbollistët e Realit bëjnë shqiponjën në stadiumin e Shkupit

Në festën e organizuar para fillimit të sfidës së Superkupës së Europës në stadiumin e Shkupit ku Real Madrid mposhti Manchester United me rezultatin 2-1, mungoi qoftë edhe një element shqiptar pavarësisht se në Maqedoni shqiptarët janë faktor shtetformues.

Por pavarësisht kësaj, të paktën futbollistët e Real Madrid nuk janë larguar nga stadiumi “Filip i 2” pa bërë me duar shqiponjën dy-krenare. Në një moment një vajzë e vogël i kërkon “galaktikëve” të bëjnë shenjën identifikuese të kombit tonë dhe një nga të parët që i është përgjigjur pozitivisht është Cristiano Ronaldo.
auto_Screenshot_131502286371Vajza e vogël e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj me siguri është ndjerë e lumtur nga gjesti i madrilenëve.

a.ç

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU