FOTO/ Propozimi që po bën xhiron e rrjetit, milioneri 63-vjeçar i propozon të dashurës 25-vjeçare në Kanë

Figura të njohura publike kaluan në tapetin e kuq të Kanës gjatë këtyre ditëve, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre dhe duke u bërë kryefjala e diskutimit në media.

Mirëpo, një çift misterioz ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi një burrë është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.

Gruaja e veshur me një fustan të kuq ka thënë “Po”, duke e përqafuar e puthur më pas partnerin e saj dhe sigurisht ky moment s’mund të shpëtonte nga paparacët, siç mund ta shihni në këto foto.

Mirë po ai nuk është aq misterioz pasi bëhet fjalë për milionerin grek Milos Kanta dhe një show-girl nga Portugali, të cilët tërhoqën vëmendjen me një propozim për martesë. 63 vjeçari i ulur në gjunjë i ka dhuruar unazën e martesës të dashurës së tij 25 vjeçare.

Ky propozim vjen 6 javë pasi ata të dy kishin filluar romancën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU