FOTO/ Policia shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Me anë të një shkrese elektronike, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin nga ana e të gjithë qytetarëve, që kushdo që ka një informacion rreth personave të dyshuar të lajmërojë menjëherë organet policore.

Bashkangjitur me këtë njoftim është një foto e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike in**@ko**********.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas Policisë, publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

 

g.kosovari

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com