Stilisti italian Roberto Cavalli, 73 vjeç, po kalon disa ditë pushimi me të dashurën Lina Nilson, 26 vjeçe, në Ibiza, me një mega jaht. Ata dukeshin të relaksuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shkëmbenin përkëdhelje dhe puthje.
Dizajneri i famshëm mbante veshur pantallona të shkurtra xhinse. Në bordin e jahtit ndodheshin edhe miqtë më besnikë të Cavallit dhe partneres së tij, 3 qentë e tyre. Çifti u takua në vitin 2008.