Një ndër akset kryesore të bllokuara është ai Rrëshën-Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit që vijon edhe në Kosovë. Por, nëse në pjesën e Shqipërisë makinat nuk mund të kalojnë në të, situata paraqitet ndryshe në pjesën e Kosovës sipas fotove të publikuara nga Opinion.al. Ndryshimi është lehtësisht i dallueshëm, ku në anën e Shqipërisë kalimi është i pamundur tek pjesa pas tunelit të Thirres kurse në Kosovë çdo gjë duket normale. /ma.me