FOTO/ Meta: Lamtumirë major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve të zhvilluara ditën e sotme në “Muzeun Historik Kombëtar“. Në një status të shkurtër në rrjetet sociale, Meta ka vlerësuar kontributin e Major Klodian Tanushit në Forcat e Armatosura, e ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve të Tanushit.

“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.

Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babanë, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”, shkruan Meta.

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU