Që prej verës së kaluar, flitet për një romancë mes tyre.
Por, vetëm një ditë më parë, ata e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur bashkë në publik.
Bëhet fjalë për mbesën e Princeshës së ndjerë Diana, Lady Kitty Spencer dhe manjatin e modës Michael Lewis.
Ata u fotografuan dje për herë të parë bashkë në Manhatan dorë për dore, ndërkohë që verën e kaluar ishin fotografuar duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti hotel, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.
Edhe pse Michael (60 vjeç) është sa dy herë në moshë në krahësim me Spencer, e cila është 28 vjeç, kjo gjë nuk e ka penguar romancën e tyre.
Aq më tepër kur në mes hyjnë paratë, pasi Michael llogaritet se ka qindra milionë dollarë pasuri.
g.kosovari