FOTO / Kush është admiruesja e Kryemadhit, që sot cilësohet si ‘tradhtare’

Elda Hoti është një nga deputetet që mori mandatin një ditë më parë.

Kandidatja e LSI-së bëri betimin në Parlament dhe tashmë përfaqëson këtë parti, për Qarkun e Lezhës.

Edhe pse Monika Kryemadhi i ka shpallur tradhtarë të gjithë ata që marrin mandatet, Hoti duket se ka qenë shumë e afërt me të.

Në një foto të postuar gjatë fushatës elektorale, ajo shkruante për Kryemadhin:

“Thjeshtesia qe e karakterizon Monika Kryemadhin, eshte per tu admiruar dhe marre shembull nga te gjithe ne!

Fjalet jane te teperta, per kete zonje te nderuar!

Faleminderit per mundesite dhe besimin qe na jepni ne te rinjve”.

Hoti ndërkohë, ka miqësi edhe me një tjetër njeri të LSI-së, Bes Kallakun, i cili e ka ftuar edhe për dasmën e tij.

27-vjeçarja është nënë e një vajze, ndërkohë që pret të sjellë në jetë fëmijën e dytë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU