FOTO/ Dashuria e fëmijërisë. Ja si dukeshin bashkë Messi dhe Antonela 21 vite më parë

Një fotografi e papublikuar deri tani e Lionel Messit, kur ai ishte djalosh shumë i ri, me bashkëshorten e tij të tanishme, Antonela Roccuzzo, është plasuar në rrjetet sociale.

Kapiteni i Barcelonës u martua në vitin 2017 me dashurinë e fëmijërisë së tij. Ai e takoi Roccuzzon për herë të parë kur ishte 5 vjeç.

El Diario La Capital de Mar del Plata e ka publikuar tani një fotografi të Messit nga viti 1998, kur ai ishte 10 vjeç, bashkë me Roccuzzon.

Messi kishte qenë duke udhëtuar me Newell’s Old Boys për të luajtur në një turne kundër Boca Juniors, River Plate, Independiente dhe Velez Sarsfield, kur e kishte shfrytëzuar një ditë pushimi për t’u çlodhur në plazh me Matias Pecce, Lucas Scaglia dhe kushërirën e Scaglias, Antonela Roccuzzo.

Ata shoqëroheshin nga familjet e Scaglias dhe Roccuzzos, si dhe prindërit e Pecce, të cilët kishin udhëtuar për t’i shikuar Newell’s.

Jorge Messi dhe Celia Cuccittini, babai dhe nëna e Messit, kishin qëndruar në Rosario.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU