FOTO / Investimet në zonat rurale, Bashkia e Tiranës rehabiliton disa rrugë

Paralelisht me investimet brenda qytetit, fokusi i punës së bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha njësitë e reja administrative që i janë shtuar me ndarjen e re administrative, ç’ka më parë ka qenë pothuajse e pamundur.

Ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për hapjen e kanaleve anësore dhe mirëmbajtjen e rrugës Sauqet- Pinet. Paralelisht po punohet edhe në rrugën e” Taganit” Njësia Administrative Petrelë duke e bërë këtë fshat lehtësisht të aksesueshëm, si nga banorët e zonës dhe për të gjithë ata që duan të shijojnë natyrën.

Punimet vijojnë edhe për shtrimin me stabilizant të rrugës në lagjen e Mallikajve, Prush, Njësia Administrative Vaqarr duke bërë komunikimin e këtyre banorëve më të lehtë.

“Këto rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave” – njofton Bashkia.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU