FOTO/ Heidi Klum feston për Bajernin, por tifozët e Dortmundit bëhen shumë keq

Bajerni i Mynihut organizoi një festë të madhe për titullin e fituar në javën e fundit të Bundesligës.

Shumë tifozë të pranishëm në “Allianz Arena”, e natyrisht disa prej tyrë ishin tifozë “VIP”, ashtu si modelja Heidi Klum, bashkë me të dashurin e saj, Tom Kaulitz, pjesëtar i grupit muzikor Tokyo Hotel.

Postimi i saj nga stadiumi, “Shkojmë ta marrim këtë titull”, nuk ka marrë vetëm reagime pozitive.

Fansave të skuadrave të tjera, veçanërisht të Borussias së Dortmundit, nuk u ka pëlqyer ky qëndrim i saj, ndaj dhe e kanë sulmuar me komente, por Heidi i ka bllokuar për shumë orë, duke i lejuar vetëm në mbrëmje./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU