FOTO/ “Grabitja”, Në pranga edhe vëllai i Klement Çalës, sekuestrohen kamerat e sigurisë në vilën pranë servisit

Në prangat e policisë ka rënë edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt. Dyshimet e policisë, janë se Çala nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën.

Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi “Hetimi Tatimor” ishte marrë me qira pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja ka dhënë me qira Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale. Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar. Mësohet se prindërit e Klement Çalës kanë dhe një restorant në qendër të Elbasanit, shkruan report tv. 

Klement Çala

Ndërkohë forcat RENEA kanë kontrolluar ditën e sotme shtëpinë në pronësi të Saimi Çelës, i njohur ndryshe si Tale Cela. Kjo banesë ndodhet rreth 100 metra pranë servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes së Rinasit.

Në vilën tre katëshe nuk jeton njeri, por dëshmitarë thonë, se në këtë vilë shihet shpesh një djalë i ri, pavarësisht se ajo është një shtëpi e pabanuar. Dyshimet e policisë janë se ai mund të ketë lidhje me personat që kanë kryer modifikimin e furgonit.

Policia ka seksuestruar edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese dhe një kompjuter.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU