Një nga godinat e shumta që në qytetin e Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit është ai që shihni në foton që shoqëron këtë shkrim, publikuar nga TCH.
Në këtë pallat, që tashmë ka dalë i pabanueshëm, banonte edhe kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella. Por kjo e fundit, e cila për ironi të fatit drejton edhe hetimet për tërmetin në Durrës, ka marrë familjen dhe është shpërngulur.
Burimet thanë se kryeprokurorja Jella është larguar bashkë me familjen për të jetuar diku tjetër, pasi nga inspektimi i pallatit, ka rezultuar se dëmtimet që ai ka marrë nga tërmeti e bëjnë të rrezikshme jetesën aty.
g.kosovari