FOTO/ Dëshmi tronditëse nga krimet serbe në Kosovë: 35-vjeçarja përdhunohet në sy të familjarëve

Teksa në Kuvendin e Kosovës zhvillohej seanca plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tepër tronditëse. Deputetja e PDK-së ka publikuar një fotografi ku shihet se si ushtarët serbë përdhunonin në grup një femër gjatë luftës në Kosovë. Në foto duket se përdhunimi kryhet në prani të familjarëve të gruas, madje shihen qartë edhe gjurmët e gjakut.

Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb.”

Deputetja e PDK-së nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatesisë së gruas.

Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngrihen aktakuza. Serbia është fajtorja”.

Sipas deputetes Brovina, fotografia tronditëse nga të rrallat që dëshmojnë makabritetin e sjelljes serbe në Kosovë, është gjetur ne aparatin e nje ushtari serb.

Kujdes! Foto të rënda + 18

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU