Një fotograf indian ka arritur të kapë me aparatin e tij momentin kur një gatopard arriti të kapë brenda 10 sekondave darkën e tij.
Antilopa fatkeqe u mundua t’ia mbathte, por grabitqari ishte aq i uritur sa dukej sikur fluturonte.
Deepak Shankar, 35 vjeç, një biznesmen me qendër në Bangalore, Indi, tha se i duhej vetëm dhjetë sekondave për të zbritur impala.
“Gatopardi po qëndronte i fshehur në shkurre dhe sulmi ishte i befasishëm. Vrapimi nuk zgjati as 10 sekonda dhe ja ku darka u përgatit”, tha indiani.
Fotografitë janë realizuar në Maasai në Kenian jugperëndimore, përgjatë kufirit me Tanzaninë.